Abdixhiku: Po të dëgjohej LDK-ja, sot do të kishim president

Abdixhiku: Po të dëgjohej LDK-ja, sot do të kishim president

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të jesh pjesë e LDK-së do të thotë të mbash kokën lart dhe të ndjekësh rrugën e Ibrahim Rugovës.

Abdixhiku ka theksuar se kjo rrugë nënkupton një Kosovë të lirë e të pavarur dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se UÇK-ja është pjesë e historisë dhe e gjakut të LDK-së, ndërsa lidhjen me SHBA-në dhe NATO-n e ka cilësuar si të lidhur drejtpërdrejt me lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde.

Rrugën e Ibrahim Rugovës. Të Kosovës së lirë, të pavarur e në miqësi të përhershme me Amerikën.

UÇK-ja është edhe gjaku ynë. Me Amerikën e NATO-n na lidh vetë liria. Asnjë tregtari patriotizmi nuk ia lejojmë ta përvetësojë historinë që e bëmë bashkë.

Kemi rrënjë të forta. Etiketimet nuk na e ndryshojnë bindjen. Kërcënimet nuk na e përcaktojnë qëndrimin. Na keni ngatërruar me mercenarët.

LDK-ja e di kujt i jep llogari; Kosovës dhe njerëzve të saj. Atyre që janë dhe të tjerëve që s’janë që të jemi ne. Përballë tyre kemi përgjegjësi. Përballë shantazhit veç forcohemi.

LDK-ja e di edhe të mbarën për vendin. Po të ishte dëgjuar vizioni ynë, sot do të kishim President dhe stabilitet balancues. Kosova do të kishte angazhim institucional për mbrojtjen e së vërtetës së luftës tonë në botë.

Nuk u dëgjua. U luftua me çdo mjet!

Ja ku mbetëm sot. Pa institucione, pa mundësi mbrojtjeje, pa kohezion minimal në vend.

Ç’ështja është, kujt i shërbyen, në të vërtetë?

Related Articles