Abdixhiku reagon sërish për vendimin e Kurtit për pagat

Abdixhiku reagon sërish për vendimin e Kurtit për pagat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka reaguar sërish kryeministrit, Albin Kurti, për vendimin që nga janari pagat e shërbyesve publikë, do jenë me rritje.

Abdixhiku shkruan se me qeverisjen e tij, pas zgjedhjeve, kjo kategori do të ketë paga të dinjitetshme.

”Me krizën e madhe të inflacionit, me rritjen e paprecedentë të çmimeve, të gjithë shërbyesit publikë meritojnë paga të dinjitetshme nga shteti për të cilin punojnë.

Këto paga nuk i kanë sot! Këto paga do t’i kenë që nga java e parë e Qeverisë sonë!

Ky është dallimi!

Ky është ndryshimi!”, tha ai. /Gazeta Enigma

Related Articles