Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se me këtë rezolutë Kosova e rreshton veten krahas demokracive të mëdha.
Ai ka thënë se Kosova duhet të shkojë një hap me tej për t’i ndihmuar Ukrainës.
“Ukraina është në ditën e tetë të agresionit rus. Në ditën e tetë të tronditje botërore, ukrainasit po mbrojnë jo vetëm themelet e një shteti por po mbrohen vlerat njerëzore”.
“Me këto vlera është e lidhur edhe Kosova. Ky unifikim demokratik ridizajnoi ekonominë dhe forcoi BE-në. Kosova natyrshëm u rreshtua me botën demokratike. Ky rreshtim i jep kuptim vendit tonë. Fqinji ynë verior do të mbetet i vetmi në mbështetje të Rusisë. Ky qëndrim nuk është i ri as për Kosovën”, ka thënë ai.
“Ky fund ka një përfundim anëtarësimin ne NATO. Kosova duhet të shfrytëzojnë këtë momentum gjeopolitik. Le të nisim një fushatë lobuese për të siguruar njohjen nga 5 shtete e më pas edhe në NATO”, ka shtuar Abdixhiku./Gazeta Enigma/