Kreu i LDK Lumir Abdixhiku ka thirrë në mbledhjen Grupin Parlamentar, tregojnë burimet e Gazetës Express.
Mbledhja e fundit e këtij grupi tregoi dy qëndrime për sa i përket marrëveshjes VV-LDK për kandidatin për President Bekim Sejdiun.
Gjashtë deputetë të LDK-së, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri, deklaruan votën e tyre kundër nëse Bekim Sejdiu i nënshtrohet procesit të votimt në Kuvend.
Prej asaj mbledhjeje, ka pasur shumë reagime, ku nuk kanë munguan edhe kundërshtimet publike brenda vetë deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së.
Ky grup është ftuar sot për të vazhduar diskutimin, teksa kryetari Lumir Abdixhiku javën e kaluar i akuzoi se këta deputetë “kanë bërë dëm të pariparueshëm”.
