Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të martën ka njoftuar se ai ka pasur ftesë nga NDI për pjesëmarrje në Konventën e Demokratëve në Çikago, raporton Gazeta Enigma.
Abdixhiku ka njoftuar se e ka deleguar profesorin Alush Gashi.
“Mbi të gjitha, me rrugëtimin e ngushtë me aleatët tanë identitar, SHBA-të, drejt realizimit të qëllimeve tona kombëtare! 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Abdixhiku.
“LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci. Mbi të gjitha, me rrugëtimin e ngushtë me aleatët tanë identitar, SHBA-të, drejt realizimit të qëllimeve tona kombëtare”, ka thënë ai. / Gazeta Enigma.