Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Ai ka uruar që kjo festë të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin.
Abdixhiku gjithashtu u shpreh që të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
“Festa e Pashkëve ashtu siç shënjon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore, ashtu le të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin dhe për të shpalosur vlerat e vërteta njerëzore”.
“Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur Kosovën.Gëzuar Pashkët”, ka shkruar Abdixhiku.