Shoferi i kamionit në Prishtinë për grumbullimin e mbeturinave nga pakujdesia godet kolegun e tij

Shoferi i kamionit në Prishtinë për grumbullimin e mbeturinave nga pakujdesia godet kolegun e tij

Punëtori i një kompanie në Prishtinë, derisa ishte duke e vozitur kamionin për grumbullimin e mbeturinave, nga pakudjesia, e ka goditur punëtorin e kompanisë.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari fillimisht është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“AKSIDENT TRAFIKU –  Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë  30.03.2024-08:00. I dyshuari mashkull kosovar, punëtor i një kompanie, deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia  ka goditur punëtorin  e kompanisë, viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.  I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Related Articles