Abuzuan seksualisht me dy të mitura në Fier, arrestohet një 35-vjeçar dhe një tjetër nën hetim

Abuzuan seksualisht me dy të mitura në Fier, arrestohet një 35-vjeçar dhe një tjetër nën hetim

Dy raste abuzimi seksual me të mitura kanë ndodhur në Fier dhe në Divjakë.

Në Fier një 17-vjeçar është vënë nën hetim pasi, sipas një vajze 17-vjeçare ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Po vijojnë veprimet për të verifikuar kallëzimin e vajzës.

Ndërsa në Divjakë është vënë në pranga një 35-vjeçar A.A i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 14-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Top Channel/

Related Articles