Presidenti Agim Ademi bashkë me presidentin e FSHF-së dhe njëherësh anëtarin e KE të UEFA-s, Armand Duka dhe presidentin e FFMV-së, Muamed Sejdini me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin ndodhen në Monte Carlo, ku do të mbahet ceremonia e shpalljes së lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA si dhe do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, Europa Ligë dhe në Ligën e Konferencës.
E futbollin mbarëkombëtar edhe sivjet në fazën e grupeve në garat evropiane do ta përfaqësojë kampioni i Kosovës, FC Ballkani, i cili nesër do t’i mësojë kundërshtarët e kësaj faze.