Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se ka nisur një fillim i ri për kombëtaren e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Ademi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Foda me stafin e tij kanë nisur një mision të ri, në të cilin po punojnë me zell dhe vendosmëri, në mënyrë që dardanët ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Jam krenar që kemi një ekip kaq të talentuar dhe të përkushtuar të futbollistëve dhe jam i bindur se kjo fazë e re do të na sjellë momente të mrekullueshme dhe suksese të mëdha në rrugëtimin tonë”, ka shkruar Ademi.