Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në Kampin Nacional në Hajvali, u zhvillua ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).
Në këtë aktivitet mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dalina Osmani, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe zyrtarë dhe oficerë të shumtë.
I pari i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi ka thënë së është i priveligjuar që ishte ne mesin e ushtarëve.
Më poshtë e gjeni postimin e Ademit: /Gazeta Enigma/