Ademi: Kualifikimi i Ballkanit është sukses për të gjithë Kosovën

Ademi: Kualifikimi i Ballkanit është sukses për të gjithë Kosovën

Skuadra e FC Ballkanit është kualifikuar për të dytën herë radhazi në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës pasi e mposhti Bate Borisovin në play – off me rezultat të përgjithshëm 4-2 nga të dy ndeshjet, raporton Gazeta Enigma.

Për kualifikimin e Ballkanit, reagimi ka qenë i menjëhershëm nga i pari i FFK-së, Agim Ademi i cili iu ka gëzuar këtij suksesi të skuadrës nga Suhareka.

Ai i ka uruar tifoët “Xhebrailat” dhe qytetarët e Suharekës dhe të gjithë ata që e duan futbollin në Kosovë për këtë kualifikim historik të Ballkanit.

“Ky është një sukses jo vetëm për qytetin e Suharekës, por për të gjithë Kosovën dhe të gjithë ata që mbështetën kampionin tonë me zemër dhe pasion!”, ka shkruar Agim Ademi./GAZETA ENIGMA/

Related Articles