Ademi: Presidenti i Federatës së Holandës i impresionuar nga zhvillimi i futbollit kosovar

Ademi: Presidenti i Federatës së Holandës i impresionuar nga zhvillimi i futbollit kosovar

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, për presidentin e Federatës së Holandës, Frank Paauw, në Tiranë.

Ademi tha se presidenti Paauw shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme zhvillimore, ndërsa u shpreh i impresionuar nga zhvillimi që Kosova ka bërë në vetëm 8 vjet që nga pranimi në UEFA e FIFA.

Ndërkohë, Ademi u takua edhe me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, me të cilin tha se patën një takim shumë produktiv, ku biseduam rreth zhvillimit të futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Diskutuam edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet federatave tona, teksa e njoftova për arritjet e Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e fundit”, shkroi Ademi në një postim në Facebook.

Related Articles