Ademi takon zv.Presidentin e Federatës gjermane të futbollit dhe kreun e Bundesligës

Ademi takon zv.Presidentin e Federatës gjermane të futbollit dhe kreun e Bundesligës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka takuar në Tiranë zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, njëherësh presidentin e Bundesligës dhe të FC Borussia Dortmund, Hans-Joachim ‘Aki’ Watzke.

Watzke po qëndron për vizitë në kryeqendrën shqiptare, ku Ademi së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Dukan dhe kreun e FFM, Muamet Sejdinin e pritën në takim.

Ademi në llogarinë e tij në Facebook njoftoi se tema e diskutimit mes tyre ishte për futbollin evropian dhe në veçanti për projekte të përbashkëta rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të futbollit në rajon dhe për bashkëpunim në kuadër të ligave

POSTIMI I PLOTË:

Sot në Tiranë takova zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, njëherësh presidentin e Bundesligës dhe të FC Borussia Dortmund, Hans-Joachim ‘Aki’ Watzke.

Ai po qëndron për vizitë në Shqipëri, ku e pritëm së bashku me presidentët Armand Duka dhe Muamet Sejdini.

Diskutuam për futbollin evropian dhe në veçanti për projekte të përbashkëta rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të futbollit në rajonin tonë dhe për bashkëpunim në kuadër të ligave.

A.A“.

Related Articles