Sevilla është duke zhvilluar bisedime intensive me përfaqësuesit e Adnan Januzajt për një transferim të mundshëm.
Lojtari shqiptar me pasaportë belge është i lirë që nga 30 qershori i këtij viti, atëherë kur i përfundoi kontrata me Real Sociedadin.
Janë shtuar zëra se Januzaj mund të rikthehet në Ligën Premier, aty ku e kërkojnë Evertoni dhe West Ham United.
Por, Fabrizio Romano raporton tani se Sevilla është në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e lojtarit dhe pritet që shumë shpejtë të ketë marrëveshje.
Klubi i La Ligës po shpreson në një marrëveshje të shpejtë, duke ditur se kanë mbetur më pak se dy ditë nga mbyllja e afatit kalimtar.
Januzaj do të kalonte si lojtar i lirë te Sevilla, derisa për cilësitë e tij te kotas të fundit nuk kanë dyshime.
Sevilla are in advanced talks to sign Adnan Januzaj on free transfer. Negotiations ongoing, there's still work to do on player side but Sevilla hope for an agreement to be reached today. ????⚪️???? #Sevilla
Ajax asked for Lucas Ocampos and talks are ongoing, as reported yesterday. pic.twitter.com/CEatv9S3aV— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2022