Deputetja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është rikthyer sot në seancë, raporton Gazeta Enigma.
Ndërsa, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëserardhje.
“Kësaj seance i dha hijeshi deputetja Adriana Matoshi, e cila e ka pasur një ndërhyrje kirurgjike. Në emër të Kuvendit i dëshirojmë shërim të plotë”, ka thënë Konjufca.
Matoshi, ditë më parë ka paralajmëruar se i është rikthyer tumori në kokë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për këtë problem.
Tutje, ajo ka njoftuar se operacioni ka kaluar me sukses, dhe pas disa dite ajo është rikthyer në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, sot është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme për për buxhetin e vitit 2022 në lexim të dytë, përkatësisht për amendamentin numër 13 /Gazeta Enigma/.