Avioni i presidentit polak, Andrzej Dudza, i cili ishte nisur për ta takuar homologun e tij amerikan Joe Biden është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Warshaw për shkak të një problemi teknik.
Sipas Reuters, Duda nuk është përballur me ndonjë rrezik, por raportet polake thonë se avioni i presidentit duhej të kthehej në aeroport, pasi menjëherë pas ngritjes është paraqitur një problem teknik
Presidenti polak, do të duhej të takohej me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, në juglindje të Polonisë, për ta informuar këtë të fundit për situatën në kufirin me Ukrainën.
Air Force One i presidentit polak është ulur, por është e paqartë nëse Duda do të jetë në gjendje të fluturojë për të takuar Biden tani përpara se ky i fundit të niset.