Mehaj thotë se Kosova nuk bie pre e fjalëve që vijnë nga Serbia

Mehaj thotë se Kosova nuk bie pre e fjalëve që vijnë nga Serbia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se situate është nën kontroll dhe se sipas tij Kosova nuk bie pre nga fjalët që vijnë nga Serbia.

“Gjeopolitikisht situata ka ndryshuar në shumë vende ne nuk biem pre e fjalëve, kërcënimeve shtantazheve të rreme siç ka bërë Serbia në gjithë këto vite. Ne e ruajmë gjakftohtësinë, Kosova është e sigurt, i ka institucionet e sigurisë dhe ne jemi në bashkëpunim të mirëfilltë me KFOR-in”.

Këtë deklaratë ai e bëri para gazetarëve derisa po raportonte për punën e tij njëvjeçare në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai ka akuzuar Serbinë për tendencë të destabilizim të rajonit, duke e quajtur edhe si “kanceri i Ballkanit” që gjithmonë ka shkaktuar luftëra në rajon.

“Prej Sllovenisë kanë krijuar luftë, në Bosnje, Kroaci, në Kosovë që e kemi pasur luftën e fundit, por ju e keni parë ndërhyrje politike në Mal të Zi”.

Ndër të tjera, Mehaj ka siguruar se organet e sigurisë kosovare kanë kontrollin e duhur në tërë vendin.

“Policia është në dijeni, inteligjenca policore, doganat, AKI, i kanë informatat e duhura dhe ndërmarrin veprimet e duhura”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles