Rreth 1 mijë qytetarë të vaksinuar në Suharekë

Rreth 1 mijë qytetarë të vaksinuar në Suharekë

Vaksinimi i qytetarëve të moshave 65 – 75 vjeçë, në Komunën e Suharekës është duke vazhduar në formën e rregullt. Qytetarët e këtyre moshave po vaksinohen në Qendrën e Mjeksisë Familjare nga stafi profesional i kësaj qendre.

Për të parë procesin e vakcinimit nga afër, ka shkuar edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Besa Kuqi, si dhe drejtoreshën e QKMF-së, Sale Bytyqi.

Qytetarët të cilët ishin duke pritur për vaksinim, në bashkëbisedim me nënkryetaren Suka, u shprehën të kënaqur me rrjedhën e procesit, i cili po bëhet sipas rendit dhe rregullave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas rregullave, procesi do të vazhdoj edhe ditëve në vijim, sipas kapaciteteve të furnizimit. Vlenë të theksohet se deri më tani janë vaksinuar afro 1.000 qytetarë nga Suhareka, thuhet në njoftim.

Related Articles