Kryetari i Mariupolit ka thënë se afër 160,000 persona vazhdojnë të jenë në këtë qytet të rrethuar ukrainas dhe se “katastrofa humanitare” do të pasojë nëse nuk ndodhin më shumë evakuime.
Sipas transmetuesit publik të Ukrainës, Suspilne, kryetari Vadym Boychenko tha të hënën se forcat ruse po parandalojnë civilët që të evakuohen nga qyteti dhe disa janë kthyer mbrapsht.
Ky qytet-port, para lufte kishte pasur një popullsi prej 400,000 banorësh. Mariupoli është qyteti i goditur më së rëndi nga bombardimet ruse që prej se forcat ruse nisën pushtimit më 24 shkurt. / Gazeta Enigma.