Pika kufitare e Merdares është më e ngarkuara sa i përket fluksit të lëvizjeve.
Sipas Qendres për Menaxhim Kufitar të Ministrisë të Punëve të Brendshme, pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, shkojnë deri në 340 minuta apo (5 orë e 40 minuta).
Gjatësia e kolonës së veturave shkon deri në një kilometër e 200 metra, derisa për të hyrë në vendin tonë, pritjet janë deri në 200 minuta apo (3 orë e 20 minuta).
Më pak e ngarkuar paraqitet situata tek Dheu i Bardhë. Aty për të dalë nga Kosova pritjet zgjasin deri në një orë.
Kurse, për hyrë bashkatdhetarët nuk duhet të presin më shumë se gjysmë orë.