Teknologjinë të cilën e kemi në dispozicion e bën të mundur për shumë kompani të ofrojnë mundësi të punës nga larg.
Por një studim i fundit ka zbuluar se nëse dëshironi të rrisni bashkëpunimin në mes të punonjësve tuaj, afërsia është përgjigja.
Studimi i MIT shikoi punën në 40,358 dokumente dhe patenta të publikuara të zhvilluara në universitet nga viti 2004 në vitin 2014, dhe zbuloi se bashkëveprimi sy më sy dhe ndarja e hapësirës së punës dërgoi në më shumë bashkëpunim të disiplinave të ndryshme.
“Nëse punoni afër dikujt, keni më shumë gjasa të keni biseda të rëndësishme më shpesh”, shpjegoi autori i studimit Matthew Claudel, një kandidat i doktoratës në Departamentin e Studimeve dhe Planifikimit Urban. “Ju keni gjasa më të mëdha të takoni dikë, të lidheni dhe të punoni së bashku nëse jeni afër”.
Claudel zbuloi se studiuesit të cilët u ulën në hapësirën e njëjtë të punës kishin tri herë më shumë gjasa të bashkëpunonin në dokumente krahasuar me ata të cilët punonin 400 metra larg njëri tjetrit. Përqindja e bashkëpunimit përgjysmohet kur studiuesit janë 800 metra larg.
Kështu që bazuar në zbulimet e MIT, nëse dëshironi të krijoni një hapësirë e cila inspiron inovacionin, bëjeni të mundur për punonjësit tuaj që të flasin për gjëra sy më sy.