Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.
Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 13.084 testi Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga Covid-19 kanë vdekur 24 pacientë.
Sipas MSh-së gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe një mijë e 29 raste të reja me Covid-19.
Ndërsa, janë shëruar tre mijë e 266 pacientë.