Afrona Dika zbulon detajin që paralajmëron dasmën: Ceremonia duket se është vetëm një muaj larg

Afrona Dika zbulon detajin që paralajmëron dasmën: Ceremonia duket se është vetëm një muaj larg

Afrona Dika po përgatitet për një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e saj private. Teksa është në pritje të fëmijës së parë, ajo ka festuar këtë të diel edhe në një atmosferë tipike “bride to be”, e rrethuar nga njerëzit e saj më të afërt.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, tavolina shihet e dekoruar me elemente karakteristike të një feste para dasmës, ndërsa një detaj ka marrë vëmendjen më të madhe.

Në një tabelë të vendosur mes dekorimeve shkruhej: “One month until I do” – “Edhe një muaj deri sa të them ‘Po’”.

Ky mbishkrim lë të kuptohet se Afrona pritet ta kurorëzojë lidhjen e saj me martesë brenda rreth një muaji.

Dika e kishte mbajtur për muaj të tërë larg vëmendjes publike lidhjen e saj të re. Fejesa u bë e ditur fillimisht nga “Prive By Liberta Spahiu” në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa vetëm pak ditë më vonë ajo e konfirmoi vetë lajmin.

Në atë kohë, Afrona kishte treguar se partneri i saj nuk është person publik dhe se dëshiron ta ruajë marrëdhënien larg ekspozimit të tepërt mediatik. Ajo kishte konfirmuar gjithashtu se martesa ishte pjesë e planeve të çiftit.

Më 9 gusht, Afrona ndau edhe një tjetër lajm të rëndësishëm, duke bërë të ditur se është shtatzënë dhe se do të bëhet nënë për herë të parë.

Edhe pas konfirmimit të shtatzënisë, ajo ka vazhduar ta mbajë të fshehtë identitetin e partnerit.

Postimi i fundit, megjithatë, duket se ka zbuluar për herë të parë një afat konkret për dasmën. Nëse mbishkrimi “One month until I do” është literal, ceremonia pritet të zhvillohet rreth fillimit të tetorit.

Detajet e tjera lidhur me vendin, datën e saktë apo organizimin e ceremonisë, Afrona ende nuk i ka bërë publike.

Related Articles