Sot para shtatë vitesh Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja mori 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat në Kongresin e 66-të të FIFA-s që u mbajt në Meksikë.
Kryetari i FFK-së Agim Ademi, përmes një postimi në Facebook përkujtoi këtë ditë historike për futbollin kosovar.
Ademi këtë anëtarësim e cilësoi historik.
“Anëtarësimi në UEFA e FIFA shënoi një kapitull të ri dhe historik për futbollin e Kosovës, pasi u kurorëzua sakrifica dhe puna e palodhshme e shumë gjeneratave”, ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë: