Agim Ademi: Liga jonë është ngritur

Agim Ademi: Liga jonë është ngritur

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka folur pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Ballkani që u luajt në Suharekë, ku suharekasit e festuan titullin e dytë rresht në histori të klubit.



Kryetari Ademi i uroj klubet për sukseset e arritura, ndërsa ka thënë se futbolli kosovar është ngritur.

“Suksese të gjithëve që kanë shkuar në Evropë. E kemi edhe finalen e Kupës. Besoj se do të jetë ndeshje interesante. Edhe fituesi i Kupës do të zgjojë kërshëri te shikuesit. Skuadrat që janë larguar u dëshiroj sukses në të ardhmen, ndërsa sukses u dëshiroj edhe skuadrave që janë inkuadruar në Superligë. Po bëjmë gjithçka që është e mundur për ngritjen e futbollit. Liga jonë sigurisht është ngritur tanimë në UEFA. Uroj që ekipet tona të paraqiten sa më mirë dhe të ngrihemi edhe më lartë në Evropë. Kjo e përmirëson edhe futbollin dhe ekipet tona”, është shprehur ndër të tjera Ademi.

Related Articles