Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar me ish futbollistin e njohur kamerunas, Samuel Eto’o, të cilin e ka uruar për zgjedhjen në postin e të parit të Federatës së Futbollit të Kamerunit, shkruan Gazeta Enigma.
Gjatë qëndrimit në Katar, i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar kryetarin e zgjedhur së fundi në krye të Fedratës së Kamerunit, të cilin e ka përgëzuar për postin e ri në udhëheqje të kësaj federate të shtetit të njohur afrikan, Kamerunit, i cili i ka dhuruar botës së futbollit talentë të mëdhenjë ndër vite e dekada, dhe disa herë ka dëshmuar potenciale të jashtëzakonshme në ngjarje e evenimente të mëdha në futbollin botëror.
“Sot në Doha të Katarit pata kënaqësinë ta takoj legjendën e futbollit kamerunas, Samuel Eto’o. Me këtë rast e përgëzova atë për zgjedhjen e tij si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, duke i uruar rrugëtim të suksesshëm në krye të këtij institucioni. Po ashtu, u dakorduam që në të ardhmen të kemi bashkëpunime ndërmjet dy federatave tona”, ka shkruar Ademi.
Sot në Doha të Katarit pata kënaqësinë ta takoj legjendën e futbollit kamerunas, Samuel Eto’o. Me këtë rast e përgëzova…Posted by Agim Ademi on E shtunë, 18 dhjetor 2021
Këtë njoftim kreu i FFK-së e bëri në rrjete sociale, duke bërë të ditur poashtu se takimi me ish futbollistin e shquar kamerunas e botëror është realizuar gjatë qëndrimit në Doha të Katarit, ku po qëndron me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe të presidentit të Federatës së Futbollit të këtij shteti, Hamad Bin Khalifa Bin Ahmed Al-Thani, për të përcjellur ndeshjen finale të FIFA Arab Cup, ndërmjet Algjerisë dhe Tunizisë.