Agjenti i Giroud zbulon premtimin që ia bëri Chelsea sulmuesit

Agjenti i Giroud zbulon premtimin që ia bëri Chelsea sulmuesit

Chelsea ka rinovuar kontratën e Olivier Giroud, por agjenti i sulmuesit francez këmbëngulin se Blutë kishin premtuar se do ta lirojnë nëse vije një ofertë nga një skuadër ku mund të luajë më shumë.

Skuadra londineze aktivizoi klauzolën e tyre për të zgjatur kontratën e 34-vjeçarit deri në qershor të vitit 2022.

Giroud kishte qenë në bisedime për t’u bashkuar me Milanin si një agjent i lirë dhe sipas La Gazzetta dello Sport gjiganti i Serie A i kishin ofruar atij një katër milionë euro në vit.

Klubi italian mbetet i interesuar për sulmuesin francez, por vetëm nëse ai mund të bashkohet me Stadio San Siro si një lojtar i lirë.

La Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.com raportojnë se agjenti i Giroud pretendon se Chelsea i premtoi lojtarit se do të ishte i lirë nëse vije një ofertë e mirë për të, transmeton Gazeta Enigma.

Sidoqoftë, blutë nuk duket se nuk janë të gatshëm ta lejojnë Giroudin të largohet nga klubi tani.

Të dy klubet janë në bisedime për lëvizjen e përhershme të Fikayo Tomorit në San Siro./Gazeta Enigma/

Related Articles