Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit në të cilin thuhet se gazetarët në Kosovë hasën në vështirësi në marrjen e informacionit nga Qeveria dhe institucionet publike.
AGK shprehet e shqetësuar lidhur me gjetjet kryesore të Raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Kosovë.
“AGK-ja vlerëson se gjetjet e raportit duhet të jenë alarm për institucionet e vendit që duhet të angazhohen në krijimin e një ambienti më të mirë e të sigurt të të bërit gazetari”.
“AGK-ja gjithashtu fton pronarët e medieve që të lejojnë̈ që gazetarët të raportojnë̈ pa u censuruar e frikësuar se do të humbasin vendin e punës”, thuhet në reagim. / Gazeta Enigma.