AGK reagon për gjuhën linçuese të grupit “Me kryeministrin” ndaj gazetarëve

AGK reagon për gjuhën linçuese të grupit “Me kryeministrin” ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK ka dënuar gjuhën linçuese të grupit #mekryeministrin ndaj gazetarëve.

“Ky grup, i cili është hapur dhe funksionon në shërbim të partisë në pushtet dhe kryeministrit, Albin Kurti, vazhdimisht ka sulmuar gazetarë të medieve të ndryshme të Kosovës. Edhe pas rihapjes, grupi ka sulmuar një pjesë të medias duke i quajtur ato të Klanit Pronto”, shkruhet në postimin e AGK-së në facebook.

Tutje AKG ka shkruar se përkrahja publike e deputetes së Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ndaj këtij dhe kësaj gjuhe të përdorur, i vë seriozisht në rrezik gazetarët, andaj është e dënueshme dhe e prapranueshme për AGK-në.

“Ftojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, të distancohen nga kjo gjuhë linçuese dhe të ndalojnë përkrahjen, qoftë indirekte për sulmet e tilla ndaj gazetarëve”.


Njoftimi i plotë:

Related Articles