Agon Maliqi rikujton rrenën e Mogherinit për vizat

Agon Maliqi rikujton rrenën e Mogherinit për vizat

Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka reaguar pas deklaratës së sotme të Miroslav Lajcak, se vizat po vijnë por që s’mund të japë datë për një gjë të tillë.

Maliqi ka risjell në kujtesë qëndrimin e ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, kur kishte deklaruar para katër vitesh se me demarkimin e kufirit me Malin e Zi, Kosova po ecë drejt liberalizimit të vizave.

“A është Lajçak i vetëdijshëm se po ngjall shpresa në Kosovë se liberalizimi i vizave është afër dhe a është i vetëdijshëm për pasojat nëse kjo nuk ndodh? Vetëm një kujtesë shkakësore e herës së fundit që ndodhi katër vjet më parë”, ka shkruar Maliqi.

Related Articles