Sergio Aguero është prezantuar edhe zyrtarisht nga Barcelona në Camp Nou. Para pak orësh, sulmuesi argjentinas u konfirmuar se transferimi më i ri i skuadrës katalunase.
Aguero nënshkroi kontratë deri në vitin 2023, derisa ka një klauzolë prej 100 milionë eurove. Lojtari u bashkua me Barcelonën si lojtar i lirë, pasi më 30 qershor i skadon kontrata me Manchester Cityn.
Të dyja palët u pajtuan që t’i ndanin rrugët, derisa Blaugranasit arritën që t’i siguronin shërbimet e tij si lojtar i lirë. Kështu, Aguero para pak çastesh u prezantua edhe në Camp Nou, derisa në të kaluarën ka luajtur për Atletico Madridin në La Liga.