Shumë reagime ka pasur pasi në 24 orët e fundit 36 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në vend.
Për këtë ka reaguar edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se mosvaksinimi është arsyeja e numrit të vdekjeve.
“Asnjë nga viktimat nuk ka qenë plotësisht i/e vaksinuar. Por edhe më tutje nuk kemi mjaftueshëm vaksina, dhe nuk kemi mjaftueshëm vullnet për tu vaksinuar. Lene dialogun, vizita gjithandej nëpër miq që na japin vaksina – Turqi e Izrael e cilido shtet që na ndihmon”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
“36 – tridhjetë e gjashtë. Gishtat drejtoni më vonë. Vaksinimi është dobësia jonë. Dallimi në mes të Kosovës dhe shteteve tjera me numër të ngjashëm infektimesh është përqindja e vaksinimit.”
Tutje, Ahmeti ka bërë thirrje për masa të rrepta afatshkurte, pasi sipas tij, zgjidhje tjetër nuk ka.