Ahmeti komenton krizën energjetike: Batanija është pasoja më e vogël e kësaj krize

Ahmeti komenton krizën energjetike: Batanija është pasoja më e vogël e kësaj krize

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me krizën e thellë energjetike që ka kapluar vendin.

Ahemti, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të gjitha “prishjet e qëllimshme” në KEK janë konspiracion, ndërsa humbjet e KEDS-it dhe bizneseve, Kosova do t’i paguajë shtrenjtë.

“Si duket më me rëndësi është inati ndaj njëri tjetrit se sa interesi i shtetit tonë. Batanija është pasoja më e vogël e kësaj krize”, ka shruar ai.

Të shtunen, gjithashtu pati polemikë në mes të ish-partiakut të Ahmetit, Dardan Molliqajt dhe KEDS-it.

Kjo për shkak se kreu i PSD-së, tha se rënia e blloqeve A3 dhe A5, ishte bërë qëllimshëm dhe për këtë fajësoi KEDS-in.

Këto pretendime, KEK-u i ka quajtur shpifje dhe ka premtuar se këtë cështje do ta marrë të gjitha veprimet ligjore tek organet e drejtësisë.

“Pasi ta kalojmë terrin do ta kuptojmë që paditë janë të pashmangshme dhe kjo do të na kushtojë ndoshta edhe qindra miliona”, theksoi Ahmeti.

Postimi i plotë:

Related Articles