Incidenti i presidentës së vendit, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit ka ngjallur shumë reagime në opinionin publik.
Në mesin e reagimeve vije edhe ai i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit.
Ahmeti, situatën e krijuar në Aeroportin e Shkupit e cilësoi si skandal të papranueshëm diplomatik, ku edhe e dënoi në formën më të ashpër.
“Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dinë se ç’bëjnë”.
“Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me radhë”, shkroi Ahmeti, precjellë Gazeta Enigma.