Ahmeti për Ligjin për gjuhët në Maqedoni të Veriut: Po më kujtohet viti 89’ kur Millosheviçi suprimoi autonominë e Kosovës

Ahmeti për Ligjin për gjuhët në Maqedoni të Veriut: Po më kujtohet viti 89’ kur Millosheviçi suprimoi autonominë e Kosovës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, të mërkurën shkoi para objektit të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, ku pritet të diskutohet kushtetutshmëria e disa dispozitave të Ligjit për gjuhët, i cili u miratua në vitin 2018 dhe hyri në fuqi një vit më vonë, raporton Gazeta Enigma.

Ai tha se historia po kthehet pas. “Sot historia po më kthen 40 vite më parë, sot historia po më kthen në vitin 1989 kur njëanshëm gjykatësit e institucioneve politike suprimuan kushtetutën e atëhershme. Sot po më kujton vitin 1989 kur Millosheviçi suprimoi autonominë e Kosovës. Unë jam përjetues i gjitha këtyre ngjarjeve. Këto ngjarje sollën dhimbje dhe tragjedi”, tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se “Sot këta që njëanshëm vendosin drejtësi, kjo drejtësi nuk bën gjë tjetër veç e rritë zemëratën në përmasa të një populli të tërë shqiptar që jeton në tokat e veta, në Maqedoninë e Veriut. Çdo vendim i pamatur do të shkaktojë revoltë të shqiptarët”, shtoi kreu i BDI-së.

Ai vlerëson se duhet të hidhet poshtë 13 iniciativat për suprimimin e gjuhës shqipe. “Ky do të ishte vendimi më i mençur i tyre. Ne duam paqe, duam stabilitetit. Nuk kemi ardhur këtu të përplasemi, por të dëgjohet zëri i arsyes. Ne duam që vendi ynë të jetë në paqe dhe i integruar në Bashkimin Evropian”, potencoi ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles