I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dalur me një njoftim për qytetarët e Prishtinës.
Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se për shkak të reshjeve të shiut do të ndërprehet dezinsektimi hapësinor i paraparë për këtë javë.
Ahmeti ka thënë se do të vazhdojnë me punë kur të përmirësohet moti.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Për shkak të reshjeve të shiut, do të ndërprehet dezinsektimi hapësinor i paraparë për të vazhduar këtë javë. Ne do të vazhdojmë me punën në momentin e përmirësimit të motit, si dhe do të ju njoftojmë me kohë.
Ju faleminderit për bashkëpunimin e deri tanimë.