Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë një propozim se si duhet të quhet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Ai ka propozuar emrin “Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare”.
Kështu, ai thotë se do të sigurohej që është Asociacion i Kosovës dhe se nuk ka karakter një-etnik.
“Unë kisha propozu emrin Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare: 1. Siguron që asociacioni është i Republikës tonë, 2. Ska karakterit njëetnik. P.S. Se a do të ketë asociacion, për mua nuk ka debat”, ka shkruar Ahmeti.