Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas publikimit të raportit 24-orësh të IKSHPK-së për rastet e reja me COVID – 19, ka deklaruar se pavarësisht uljes së rasteve të infeksionit, vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme, raporton Gazeta “Enigma”.
LEXO EDHE: Katër të vdekur dhe 153 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
“Sipas statistikave zyrtare të IKSHP deri më sot në Prishtinë kemi regjistruar 40 mijë raste me COVID 19, dhe 350 persona kanë vdekur nga virusi. Sot, aktiv i kemi 352 raste. Si duket edhe kjo valë u ngadalësua. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi valë të tjera. Vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme”, shkroi Ahmeti në rrjetin social “Facebook”./Gazeta Enigma