Kryetari i Klubit të Zhytjes “Trepça”, Liridon Ahmeti, i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka folur për vështirësitë gjatë aksioneve të tyre të shpëtimit në kohën e vërshimeve që ndodhën në vendin tonë.
Ai u shpreh se markat ishin i vetmi mjet për të lëvizur rrugëve të përmbytura.
“Për fat të keq e vetmja mënyrë për të depërtuar në shtëpitë e tyre ka qenë përmes barkave, sepse thellësia ka arritur deri në 2 metra, që është dashur vetëm përmes barkave”, tha ai.
Ahmeti gjithashtu theksoi se në disa raste e kanë pasur të vështirë edhe që t’i bindin banorët që të dalin nga shtëpitë e tyre.
“Kemi shkuar ta marrin një familje, por nuk donin të dilnin, njëfarë forme duhet t’u thonim si me zor, hajdeni se uji po rritet akoma më shumë. Por, për fat të mirë viktima nuk ka pasur, dëme materiale po, por ato janë të shkuara dhe shpresojmë që të më mos të ndodhin kurrë të tilla ngjarje”, u shpreh ai.