Ahtisaari heq dorë nga gjitha aktivitetet publike, vuan nga kjo sëmundje e rëndë

Ahtisaari heq dorë nga gjitha aktivitetet publike, vuan nga kjo sëmundje e rëndë

Martti Ahtisaari, ish-presidenti finlandez dhe i dërguari i dikurshëm special për statusin e Kosovë, ka hequr dorë nga të gjitha aktivitetet publike për shkak të sëmundjes, thotë Zyra e Presidentit të Republikës e Finlandës.

Sipas Kancelarisë, Ahtisaari vuan nga sëmundja e Alzheimerit. Për shkak të një çrregullimi të avancuar të kujtesës dhe merr mbështetje për jetën e përditshme në shtëpi dhe herë pas here kalon periudha të trajtimit në një shtëpi pleqsh, shkruan medium finlandez, transmeton Gazeta “Enigma”.

Ahtisaari lindi në Vyborg më 23 qershor 1937. Ai shërbeu si President i Finlandës nga 1994 deri në 2000.

Martti Ahtisaari ka luajtur rol të madh në disa raste ndërkombëtare ndërmjetësimi, në mesin e të cilave edhe në Kosovë më 2008.

Related Articles