Analisti politik, Gazmend Ajdini, në “Debat Plus”, ka thënë se të gjitha partitë në Maqedoninë në Maqedoninë e Veriut, gjithmonë kanë ëndërruar ta rrëzojnë nga pushteti Ali Ahmetin.
Ai e përmendi rritjen e fitores së Nikola Gruevskit më 2006 dhe 2008 vetëm pse e la jashtë koalicionit Ali Ahmetin.
“Të gjitha partitë politike maqedonase në Maqedoni andërr syqelë e kanë ta rrëzojnë Ali Ahmetin. Andërr e kanë pas dhe e kanë ta rrëzojnë. Në 2006, Gruevski nuk e merr Ali Ahmetin, duke qenë fitues i zgjedhjeve, çka ndodhë për dy vjet, hypë rejtingu lart. Më 2006 Gruevski fiton me VMRO me 300 e 3 mijë vota, pas 18 muajve bëhen zgjedhjet, 481 mijë votë. Mendoni se mund të bëhen reforma për 18 muaj të hipë rejtingu? Por vetëm pse Ahmeti u la jashtë”, tha ai