Xhudisti Akil Gjakova është dorëzuar në Polici në Pikën kufitare në Morinë, raporton teve1.info
Burime të Tëvë1 bëjnë me dije se Gjakova është dorëzuar në Polici, para pak çasteve, derisa pritet të dërgohet në stacion policor për intervistim.
Gjakova ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës sot pasi i njëjti është raportuar për dhunë në familje nga bashkëshortja e tij.