Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka shënuar fitore të madhe ndaj xhudistit që përfaqëson Serbinë, Bajsangur Bagajev, në Kampionatin Evropian të xhudos në Francë.
Gjakova e fitoi luftën e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë me uazari.
Xhudisti pejan pati edhe disa aksione të mira gjatë luftës.
Akili në raundin tjetër ballafaqohet me xhudistin bullgar, Mark Hristov.