AKK-ja ia vë fajin bursave botërore për ngritjen e çmimit të vajit ushqimor në Kosovë

AKK-ja ia vë fajin bursave botërore për ngritjen e çmimit të vajit ushqimor në Kosovë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës përmes një njoftimi për media ka thënë se s’ka gjetur marrëveshje të ndaluar ndërmjet importuesve të vajit ushqimor në Kosovë për ngritje të çmimit. Sipas AKK-së, çmimi i vajit të lulediellit ka shënuar rritje globale që nga fillimi i vitit.

Siç thuhet në njoftimin për media, pas monitorimit të tregut, AKK-ja ka thënë se si pasojë e rritjes së çmimit në nivel global, ajo është reflektuar edhe në mënyrë zinxhirore në Kosovë, si importuese.

“Çmimet e vajit të lulediellit në tregun botëror do të ndryshojnë ekskluzivisht në varësi të furnizimit dhe kërkesës. Në vitin 2020, shumë prodhues të mëdhenj botërorë, si Ukraina, Rusia, Bullgaria, Rumania, Moldavia, kishin një rendiment më të dobët të lulediellit, gjë që ndikoi në mënyrë të pashmangshme në këtë trend të çmimeve në bursat botërore. Duhet thënë po ashtu se një rol në ngritjen e çmimit ka pasur edhe ndryshimi në politikat e disa vendeve që janë eksportues të mëdhenj, si fiksimi i politikave të importit dhe vendosja e taksave mbi vajin ushqimor”, thuhet në njoftim të AKK-së.

Related Articles