Aksident i rëndë, dy persona përfundojnë në spital

Aksident i rëndë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Nabërgjan të Pejës ku janë përfshirë dy vetura.

Nga ky aksident janë lënduar dy persona të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pejë-Trestenik në fshatin Nabërgjan rreth orës 18:00. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve. Dy persona kanë pësuar lëndime janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes është njësiti kompetent për shikimin e vendit të ngjarjes”, tha Gashi.

Related Articles