Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku janë përfshirë dy vetura.

Aksidenti dyshohet të këtë ndodhur rreth orës 15:25.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar nga Policia e Kosovës, Baki Kelani.

“Sot në ora 15:25, në autostratdën “Arben Xhaferi”, në KM 56, drejtimi Hani Elezit- Prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale.”

Të përfshirë në aksident janë; një automjet dhe një kamion meqë rast përveç dëmëve materiale, lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i automjetit.

“Deri në këtë fazë ekipet relevante emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku të lënduarin e kanë përcjellur për trajtim mjekësor” tha ai për Gazetën Enigma.

Related Articles