Këtë të diel ka nodhur një aksident trafiku në dalje të Fushë Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Policisë së Kosovës.
Nga pamjet e publikuara në media një person shihet ende brenda veturës, por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Gazeta “Enigma” ka kontaktuar Policinë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje. /Gazeta Enigma/
: