Aksident i rëndë në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar edhe një 17-vjeçar shqiptar

Aksident i rëndë në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar edhe një 17-vjeçar shqiptar

Dy të rinj, 16 dhe 18 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Greqi, transmeton Gazeta Enigma.

Pjesë e aksidentit ishte edhe një 17-vjeçar shqiptar.

Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespës, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Në media ndërkohë është bërë apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e 17-vjeçarit shqiptar.

Related Articles