Aksident i rëndë në Lëbushë të Deçanit, lëndohen pesë persona

Aksident i rëndë në Lëbushë të Deçanit, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Lëbushë të Deçanit, derisa kanë qenë të përfshira dy vetura.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, cili ka theksuar se pesë persona janë lënduar nga ky aksident.

“Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lëbushë të Deçanit. Në aksident janë përfshirë dy vetura”, ka thënë Gashi për Enigmën.

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Related Articles